Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzon kërkesat e disa personave që pretendojnë se janë viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Muhamet Derri: KOSOVA MALLKON GJYKATËN SPECIALE

 

Moj ty Gjykata Speciale,

Ty që ke shkuar në Hagë,

Ç’janë gjithë këto plagë,

Që rrjedhin veç gjak,

Që ke shkaktuar

Dhe i shkakton

Kombit tim plak?!

 

Kush djallin të polli

Dhe të mbolli

Në trojet e mia të mira?

Ku një komb i tërë

Të mallkon:

T’u shoftë fara!

 

Djemtë e mi të mirë,

Të gjallë e martirë,

Trima të çartur,

Ndër shekuj janë matur

Si me natyrën

Dhe me pushtues shëmtirën.

 

Në bashkëpunim me tradhëtarët,

Siç desh kurbani, m’i poqën Jasharët.

Kështu vijoi dhe zonja Del Ponte,

Udhëheqjen e UÇK-së në pranga ta çonte.

Pamjen e fishkur, shpirtin e  ndryshkur,

Ëndrrën shekullore do ma shkatërronte.

 

Ju pasardhës e përkrahës të krimit

I jeni qepur “me bukë në trastrë”

Gjithë Ushtrisë së Çlirimit.

Pse me ta ajo nuk bëri Pazar,

Por luftoi, lirinë e fitoi,

Gjat’ luftës si shkëmb qëndroi

Përballë shtypësit mizor.

 

Moj Gjykatë!, në këtë rrugë kush të futi?

Drejtësia jote qënka “punë muti”1).

Mos u zëmëroni e mos u ofendoni,

Se në gjuhë të tjera

Këto katër gërma nuk bien era,

Që hundët t’ju çpojnë.

 

Në gjuhën italiane, e në atë turke,

Këto katër gërma gjithë bota i derojnë,

Se këto gërma i kanë për mbiemër1).

Në gjuhën shqipe këto gërma,

Drejtësisë tënde, moj Gjykatë, i vënë kryq,

S’pyesin për emra, grada e kravata,

Shpata e shqiptarit vret me teh e jo me myq.

 

Para shqiptarit shpata thyhet,

Plumbi trëmbet e ndryshon drejtim,

Nga helmi supës tënde nuk bëhet teslim.

Lindja e shqiptarit udhëton me vdekjen

Shumë e shumë dekada,

Edhe ty, moj Gjykatë, do të vijë mandata.

 

Europa e përgjumur do t’i hapi sytë

Dhe nuk do këtë më një si Ty, të dytë,

Fundi Yt do të jetë paksa i vështirë,

Se djemtë e mi trima i lidhe në zinxhirë,

I fute në biruca ku mbyllen të marrët2),

Ortake në krim i bëre me barbarët.

 

Tiranë 29 Nëntor 2023

—————————–

1). Ornela Muti, aktore italiane & futbollisti Muti (futbollist i shquar turk).

2) të marrët – të çmendurit.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …