Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserkeo ka thënë se Perëndimi do ta parandalojë çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës dhe se Serbia nuk do të tolerohet që ta kalojë vijën e kuqe. Fakti që përforcimet e KFOR-it u dërguan menjëherë në Kosovë tregon se Perëndimi është gati për ta mbrojtur Kosovën dhe për ta parandaluar çdo ‘ekskursion’ nga Serbia. Megjithatë, kosovarët kanë frikë se mund të ketë më shumë surpriza nga Beogradi. Në rrethanat aktuale gjeostrategjike, siguria është bërë prioritet për Perëndimin dhe në këtë kuptim do të parandalohet çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës. Kjo është një vijë e kuqe dhe çdo përpjekje e Beogradit për të ndjekur aventura të reja nuk do të tolerohet. Banjska nuk u fal, por Serbisë nuk iu vendos asnjë sanksion”, ka thënë Biserko në një intervistë për mediumin malazias “Aktuelno.me”. Perëndimi, veçanërisht Amerika pret që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas zgjedhjeve të sotme do ta realizojë atë që ka premtuar, “që është kryesisht zbatimi i planit gjermano-francez për normalizimi.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …