Profesor Vaxhid Sejdiu e mësimdhënëse Qefsere Sejdiu, arritën dhe mbollën në shpirtin e këtyre nxënësve farën e atdhedashurisë, fjalën e ëmbël shqipe dhe ndjenjat e dëlira njerëzore.
Mërgimtarët shqiptarë, të cilët zemrat e mendjet e tyre i kanë brumosur me idealet e shëndosha atdhetare, organizohen në Zvicër, si kudo në vendet ku jetojnë e punojnë, për të shfaqur shpirtin e tyre, qenësinë e tyre, qëndresën dhe dëshirën jo vetëm për ta ruajtur shqiptarësinë e tyre, por edhe për t’i ardhur në ndihmë atdheut – Shqipërisë sonë të tërësishme e të natyrshme.
Një nga këto veprimtari, padyshim është organizimi dhe përhapja e arsimit dhe kulturës shqiptare. Shkollat shqipe e bilbilat e saj, janë një dëshmi e qartë jo vetëm në planin e mësimeve gjuhësore, jo vetëm në organizimet e thjeshta shkollore, por janë edhe veprimtari kulturore, në të cilën lënda e letërsisë, historisë e gjeografisë etj., shpjegohen e janë ndihmesë e madhe, për brumosjen e këtyre nxënësve me dashurinë për atdheun dhe gjithë atë shpirt shqiptarësie që gëlon në qenien tonë. Kështu mund të themi se organizimi i festave tona, nga mësimdhënësit e nxënësit shqiptarë janë një dëshmi e atij shpirti e atyre idealeve që u cekën më sipër.
I këtij drejtimi, padyshim, është edhe organizimi festiv, i pikave arsimore të “Shkollës Shqipe” në Neunhof dhe Spreitenbach të kantonit të Argaut. Organizim ky që u bë për nder të 28 Nëntorit, për ngjarjet e mëdha historike që kanë ndodhur në muajin nëntor.
Në sallën e madhe “Saal Aula” në Neunhof nxënësit e profesor Vaxhid Sejdiut dhe mësimdhënëses Qefsere Sejdiu, shfaqën gjithë shpirtin e tyre të dëlirë e na falën emocione të fuqishme atdhetare.
Programi shkollor u hap nga kori i shkollës, nxënësit e të cilit interpretuan himnin e flamurit
Në vazhdim me një përshëndetje rasti u paraqit mësimdhënës Vaxhid Sejdiu
Lina Limoni lexoi hartimin me shkrim për datën e 28 Nëntorit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë apo siç themi ndryshe Ditës së Flamurit
Pastaj dëgjuam vargjet kushtuar Atdheut, të recituara nga Roana Zekiri, Emira Rexhepi, Enes Binaku, Leonora Imeri, Malor Selimi, Gent Hasanaj, Liara Zuka, Arnela Halimi, Rubina Krasniqi, Erina Krasniqi dhe Jehona Selimi si dhe nxënëset: Alea Halimi, Liara Zuka dhe Arnela Halimi, të cilat e kënduan këngën “28 e 29 Nëntorin”.
Më pas u paraqitën nxënësit Melodi Maloku, Flori Kastrati, Gent Kastrati dhe Eduan Maloku recituan vargjet “Lule për dëshmorët”
Nxënësit: Zejna Nuredini, Amra Memeti dhe Arian Kasami recituan vargjet “Festa e shkollës”,
Lorin Bulica, nxënës i “Shkollës Shqipe” në Dietlikon, recitoi vargjet “Sa te dua o Shqipëri”,
Ajra Shala recitoi vargjet e poezisë “Zjarre” kurse
Melisa Selimi, këndoi këngën «Kur të jesh mërzitur shumë»
Rina Kelmendi u paraqit me vargjet: “Ç` është e bukur përgjithmonë”
Rina Morina recitoi vargjet “Krujë o qytet i bekuar”
Arta Morina recitoi vargjet “Hapi krahët Kosovë”, kurse
Tana Limoni këndoi këngët “Jam shqiponja” dhe “Gjyshi dhe sharkia”
Në vazhdim u paraqitën: Era Kelmendi e cila recitoi vargjet e poezisë “Flamuri im” dhe Lina Sulejmani recitoi vargjet “Dashuri për vendin tim”, kurse nxënëset: Alea Halimi, Liara Zuka dhe Arnela Halimi, kënduan këngën «Një flamur dhe një lahutë», Rina dhe Arta Morina kënduan këngën “O s`ka më mirë se në Kosovë” dhe “Oj Kosovë oj nëna ime”
Në manifestimin tonë shkollor patëm edhe dy nxënëse Anika dhe Elisa Zeqiri nga “Shkolla Shqipe” në Cyrih-Affoltern, të cilat kënduan këngën “Kujtesa” dhe këngën për Adem Jasharin, kurse Gresa dhe Gentonis Shala u prezantuan me këngët “Kuq e zi janë ngjyrat tona” dhe ” Kuq e zi”.
Më pas u paraqit grupi i valleve të “Shkollës Shqipe” në Spreitenbach, të cilët u paraqiten me vallet “Shota” dhe “Vallja e Pavarësisë”.
Programi u mbyll me një këngë kori, të cilën e kënduan të gjithë nxënësit, këngën pra tanimë të mirënjohur “Xhamadani i Ri”.
Këta nxënës së bashku me moshatarët e tyre në Atdhe e kudo në mërgatë janë e ardhmja e Atdheut.
Profesor Vaxhid Sejdiu e mësimdhënëse Qefsere Sejdiu, arritën dhe mbollën në shpirtin e këtyre nxënësve farën e atdhedashurisë, fjalën e ëmbël shqipe dhe ndjenjat e pastra njerëzore.
Ju lumtë nxënës të dashur e mësimdhënës të shkëlqyer!