Në Serbi kanë përfunduar zgjedhjet e jashtëzakonshme, të përgjithshme dhe sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, lista e SNS-së e Vuçiqit ka fituar mbi 46 për qind të votave rreth 129 mandate. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, ka fituar rreth 23 për qind të votave, rretg 63 mandate) ndërsa Partia Socialiste e Serbisë nën udhëheqjen e kryediplomatit serb, Ivica Daçiç, ka fituar 7 për qind të votave me 19 mandate. E djathta nacionaliste serbe ka fituar rreth 4.8 përqind. Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar me këtë rast se mbi 75 për qind e qytetarëve serbë të Kosovës kanë votuar për listën e Partisë Progresive të Serbisë, të cilën e udhëheq ai, duke u zotuar si gjithnjë se gjithmonë do ta mbrojë Kosovën si “pjesë të Serbisë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …