Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është cituar të ketë deklaruar se pas liberalizimit të vizave, Kosova mund të përqendrohet në punë dhe aktivitete të tjera. Sfidat e Kosovës mbeten afrimi me BE-në dhe strukturat atlantike. Kosova duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare dhe se në këtë rrugë ka mbështetjen e Gjermanisë. Sfidat për Kosovën do të mbeteshin, sepse ne kemi sfida të përbashkëta, për ta afruar Kosovën me BE-në dhe me strukturat atlantike. Kosova duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare. Duke përmendur synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës e në NATO, Rohde tha se që kjo të ndodhë, duhet të arrihet normalizimi, në një rrugë të shpejtë”, tha ai, duke shtuar se të gjithë duhet të punojnë për këtë.
