Kryetari Nura priti në takim Bexhet Xheladinin, kryetarin e komunës së Dragashit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka mirëprit sot kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ku ishte i pranishëm edhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërkomunal, nëpërmjet projekteve dhe nismave të interesit qytetarë. Me këtë rast, është finalizuar bashkëpunimi që kishte Komuna e Skenderajt me atë të Dragashit, gjatë kohës së vërshimeve të 19 janarit, për çka, komuna në fjalë, kishte dhuruar një donacion për shkollat e Skenderajt në vlerën e 10 mijë eurove, si pajisje shkollore, inventarë dhe gjëra të nevojshme për mbarëvajtje të procesit shkollor. Kryetari Nura e ka falënderuar homologun e tij, për mbështetjen e ofruar për shkollat e komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …