Grenell

Ish-emisari amerikan për dialogun, Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, thotë se Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që ka propozuar Perëndimi

Ish-emisari amerikan  për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell i ka reaguar ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde lidhur me vizitën e Sekretares Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës së Gjermanisë, Siemtje Mëller. Ai ka shkruar se gjermanët janë në anën e gabuar të historisë. Sipas tij Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që ka propozuar  Perëndimi. Mjerisht, qeveria gjermane dështoi të përqafonte zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiq ranë dakord të parashtronin së bashku. Grenell ka shtuar se çdo vend në mbarë botën e dënoi Kurtin për ndezjen e dhunës – përveç Gjermanisë.  “Republikanët dhe demokratët rrallë bien dakord…por ata pajtohen se problemi është Kurti. Duke komentuar fitoren e Aleksandar Vuçiq dhe partisë së  në Serbi, Grenell shtoi se kjo fitore erdhi si rezultat i menaxhimit të situatës me Kosovën, duke pohuar se sjellja e Albin Kurtit, të cilin e etiketon si “ekstremist”, ka pasur ndikim në këtë rezultat.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …