Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Shqipërisë merr kryesimin njëvjeçar të Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike. Gjatë ministerialit, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani theksoi se duhet të marrë fund bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në A-5. E kemi mbështetur plotësisht dhe tradicionalisht anëtarësimin e Kosovës në nismën tonë dhe na vjen shumë keq që ky anëtarësim vijon të jetë i bllokuar. Gjatë kryesimit tonë do të angazhohemi me përparësi për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur. Ministri Igli Hasani, gjatë konferencës për shtyp për dorëzimin e kryesimit nga Maqedonia e Veriut tek Shqipëria, vlerësoi rolin e Kartës A-5, në përpjekjet e vendeve të rajonit drejt integrimit të plotë euroatlantik. I pyetur për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ministri Hasani tha se “të dy vendet kanë kryer një punë të përbashkët të admirueshme dhe se rrugëtimi i rajonit në BE nuk duhet të pengohet nga pikëpyetje e paqartësi”.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …