Dështoi takimi i paraparë në mes të kryetares Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku pritej të diskutohej për përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky takim ishte planifikuar të mbahej të hënën, pasi presidentja Osmani ta përfundonte takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiu, por takimi kishte zgjatur më shumë sesa që ishte paraparë dhe kjo kishte shtyrë që Haradinaj të largohet nga objekti i Kuvendit. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë me dije se zonja Osmani është vonuar për takim dhe Ramush Haradinaj më të drejtë nuk ka pritur më shumë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …