Sibel Halimi

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar kundër sulmeve të Lëvizjes Vetëvendosjes drejtuar partive opozitare

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar kundër sulmeve të Lëvizjes Vetëvendosjes drejtuar partive opozitare, Ajo ka bërë me dije se kontestimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga partia në pushtet është i rrezikshëm për demokracinë e vendit. Ligjet e rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese do të duhej ta këndellnin pushtetin. “Qasjen e partisë në pushtet ndaj shtetit si projekt i përkohshëm e dëshmojnë edhe veprimet për ta zbatuar këtë ide. Kontestimi i vendimeve kushtetuese më qëllim të propagandimit kundër Lidhjes Demokratike, është i rrezikshëm për frymën e krijuar kundër institucioneve të vendit. Propaganda e Vetëvendosjes  nuk do të mund t’i mbulojë dështimet e qeverisë Kurti. Ligjet e rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese, në vend që ta këndellin pushtetin për humnerën ku po e dërgon vendin, po përdoren nga ky i fundit si arsenal për artilerinë e propagandës. Propaganda nuk mbulon kurrsesi dështimin kolosal në secilin sektor të pushtetit, i cili në fundosje e sipër, do t’i marrë të gjithë me vete në rrënim”, ka shkrua, mes tjerash Sibel  Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …