Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 11 muajve të këtij në Kosovë 96 qytetarë kanë vdekur në aksidente të ndryshme komunikacioni. Krahasuar me vitin 2022, shifrat janë pothuajse të njëjta. Pra në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin shënuar 98 viktima. Në statistikat e policisë, vërehet se në këtë vit ka rritje të aksidenteve me të lënduar. Ata gjatë këtij viti janë 15 mijë 459 ndërsa në vitin 2022 ishin regjistruar 13 mijë 369 me lëndime trupore. Sivjet kishte 21 mijë 370 aksidente, ndërsa vitin e kaluar 18 mijë 886. Policia e Kosovës në kuadër të planifikimeve strategjike, thotë se ka paraparë edhe sigurinë në trafik, kur përveç kësaj ka hartuar edhe urdhra operativ dhe veprime policore në nivel qendror dhe atë lokal e rajonal. Po ashtu Divizioni i Komunikacionit rrugor, gjegjësisht Njësia për Kontroll të Autostradave, në kuadër të aktiviteteve të veta në vazhdimësi përpilon Plane Operative me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.