Analisti i njohur serb, Dushan Janijiq në një intervistë për Euronews Albania deklaroi se forcat e NATO-s duhet të merren më tepër me sigurimin e Kosovës, pasi nga Serbia mund “të vijë lufta”. Ai tha se tashmë NATO duhet që thjeshtë të menaxhojë situatën në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Serbinë. “Sa i takon NATO-s është një moment me të vërtetë serioz. Drama në Serbi mund të kalojë në një luftë sociale. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë sepse janë ende familjarë me luftërat e viteve ’90, ndaj nevojitet një ndërhyrje shumë e shpejtë, sa më e shpejtë për të garantuar sigurinë. Kjo varet edhe nga mënyra se si NATO do të menaxhojë jo vetëm situatën në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Serbinë. Tani është koha që NATO të thotë “njerëz ju duhet të respektoni rendin dhe ligjin e të bashkoheni me NATO-n”. Kjo nuk është diçka emocionale. Ne nuk jemi 15 minuta para mesnate por jemi 15 minuta pas mesnate, ndaj duhet të mendohemi” – tha analisti serb.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …