Vitia shpërndanë mekanizëm për 20 fermer

Komuna e Vitisë, përkatësisht drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë shpërndarjen e 20 pijatoreve për fermerët përfitues. Në këtë ceremoni të pranim dorëzimit të këtyre mekanizmave bujqësor, i pranishëm ishte edhe i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Ai përgëzoj fermerët përfitues për këto mekanizma bujqësor duke shtuar se qeverisja lokale në Viti, këtë vit ka përkrahur gjithsej 530 fermer me serra, spërkatëse, rotokosa, freza, mbjellëse misri, motokultivator e shumë pajisje të tjera me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të tokës për kulturat bujqësore. Përndryshe, këtë vit është bërë edhe shpërndarja e mekanizmave të tjera bujqësore, fidaneve, sistemit të ujitjes pikë-pikë etj.

May be an image of 8 people and motorcycle

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …