Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama zhvilluan sot takime të ndara me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovas, Timothy Orr me bashkëpunëtorët e tij. Sipas njoftimit të ministrisë, Demolli vlerësoi lart bashkëpunimin mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila po e ndihmon FSK-në në ngritjen profesionale dhe infrastrukturore si dhe në fushën e trajnimeve dhe donacioneve. Ministri Demolli poashtu e njoftoi komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, me bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe rreth procesit të transformimit të FSK-së. Ndërkaq, gjenerali Orr premtoi, edhe në të ardhmen, vazhdimin e bashkëpunimit më intensitet edhe më të madh të Gardës që ai drejton me FSK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …