leoni

U zhvillua ushtrimi “Evakuimi 2023” me nxënësit e Pozheranit

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës (DSHPE), ka zhvilluar sërish një inskenim të një tërmeti dhe evakuimin e nxënësve dhe personelit të shkollave por kësaj radhe në Pozheran. Me këtë rast kanë marrë pjesë edhe institucione të tjera nga AME-ja, QKMF, policia e Kosovës, Njësia e Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq etj. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte ngritja e shkathtësive si dhe vetëdijesimi në fushën e kërkim shpëtimit, evakuimi dhe menaxhimi i situatave aksidentale deri në nivelin e shkallës së mesme të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe subjekteve të tjera. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe i pari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili foli për rëndësinë e përgatitjes në situata të tilla. “ Të gjithë duhet të jenë të përgatitur në raste emergjente por shpresoj se  rastet të tilla të mos ndodhin asnjëherë”, u shpreh kryetari Haliti.  Nga një fjalë rasti në këtë ngjarje më pas e mbajtën edhe Naser Haziri, nga sektori i Emergjencave në DSHPE dhe  Hetem Jakupi, komandanti i Zjarrfikësve në Viti. Përndryshe DSHPE dhe sektori i Emergjencave këtë vit ka mbajtur po ashtu një ushtrim të tillë por në shkollën profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

May be an image of 11 people

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …