leoni

7 nxënës vitias bëhen pjesë e programit KEDS Academy

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim, Arta Ajeti kanë vizituar sot shkollën IAAP “Jonuz Zejnullahu” – Viti. Me këtë rast ata i uruan për sukseset të cilat i ka arritur kjo shkollë,  në veçanti për 7 nxënësit të klasës së  12-të,  profili Instalues Elektrik pas kalimit me sukses në të gjitha fazat e testimit  dhe pranimit të tyre në  programin KEDS Academy. “Sot dua të ju uroj secilin nxënës për sukseset e arritura duke potencuar se me këtë ata na bëjnë krenar. Rinia është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi dhe ju inkurajoj të mos ndalini rrugën tuaj të suksesit”, u shpreh kryetari Haliti.  Ai gjithashtu tha se nxënësit vitias janë shumë të suksesshme dhe do ta kenë mbështetjen e komunës si në mjetet e konkretizimit, kabineteve etj. Në këtë shkollë ata u pritën në takim nga drejtori i shkollës Ali Bislim, i cili i njoftoj ata për zhvillimet e gjithëmbarshme të shkollës. Ai tha se vazhdimisht kanë aplikuar dhe janë përzgjedhur nxënësit e kësaj shkolle profesionale duke u pranuar në KEDS Academy.  Ndërkaq drejtoresha Ajeti bëri me dije se të gjithë nxënësit vitias , do të kenë sigurimin shëndetësor të mbuluar nga komuna gjatë punës së tyre praktike. Përndryshe bëhet fjalë për nxënësit vitias: Elmedin Beqiri, Bekir Samakova, Rexhep Sadiku, Samed Ramadani, Osman Ferati, Rinim Sadiku dhe Eltion Ramadani të cilët tani më janë pjesë të këtij programi.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …