Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, dhe eksperti i njohur për Ballkanin, Bodo Weber, është shprehur skeptik për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar me këtë rast ka shfaqur dyshimet e tij sa i përket progresit në dialog, pasi me të drejtë konsideron se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po luan dhe nuk është i interesuar të respektojë marrëveshjet. Për çdo gjë, presidenti i Serbisë fajëson Kosovën se nuk është e interesuar për dialog, prandaj jam shumë skeptik për të ardhmen e këtij procesi. Ai madje i rezistoi edhe presioneve të Perëndimit duke mos i vënë sanksione Rusisë. Eksperti Weber po ashtu ka komentuar edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Serbi më 17 dhjetor, duke thënë se ato e dëshmuan qartë se atje bëhet fjalë për një regjim autokratik dhe jo për kurrfarë demokracie.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …