Kryeministri Albin Kurti, ka publikuar një shkrim në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë gjatë vitit 2024. Ai ka radhitur shtatë çështje, duke theksuar se prioritet absolut i qeverisë është siguria për Kosovën. Në pikën e pestë të këtij shkrimi, Kurti ka trajtuar edhe deklaratën e Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Draft-statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia, andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiqi. Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian, Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi: Nenad Rashiqin dhe Elbert Krasniqin, ka shkruar Kurti në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …