Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti takimin e radhës

Komiteti për Komunitete në komunën e Malishevës, organ obligativ i kuvendit të komunës, i cili drejtohet nga Amrush Helshani, sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës së këtij komiteti, ku janë trajtuar raporti i punës për këtë vit dhe plani i punës për vitin e ardhshëm. Në paraqitjen e raportit të punës, kryesuesi i komitetit, Helshani, e ka prezantuar tërë aktivitetin e komitetit, përfshi edhe përkujdesjen ndaj 55 pjesëtarëve të komunitetit pakicë (RAE) në Komunën e Malishevës, pastaj të arriturat e komitetit, i cili i ka realizuar objektivat për këtë vit. Po ashtu është shqyrtuar edhe draft plani i punës së komitetit për vitin 2024, draft i cili pritet të miratohet pas kompletimit me komente nga ana anëtarëve të komitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …