Kryeministri Kurti, priti në takim kryetarin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve, në fushën e ekonomisë, sigurisë dhe energjisë.   Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e Bullgarisë në momente vendimtare për vendin dhe popullin tonë, duke përfshirë edhe vitin 1999 kur ju hapët qiellin për fushatën e bombardimeve të NATO-s, i cili ndaloi gjenocidin e Serbisë dhe e mbyllët atë për qëllimin keqdashës të Rusisë dhe veprimin e rrezikshëm, jo vetëm për Kosovën. Falënderoj Bullgarinë për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin tonë në organizatat ndërkombëtare, integrimin në BE, Këshillin e Evropës dhe në bashkëpunimin rajonal, duke përfshirë Procesin e Berlinit, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …