Ylli Mece

YLLI MEÇE: Ç’NDODH KËSHTU ME NE SHQIPTARËT ? ATDHEU NA MALLKOI KEQ, APO NE MALLKUAM ATDHEUN ?

 Një ndër problemet thelbësore të çdo vendi që aspiron për liri e për pavarësi është dhe ngelet “Çështja kombëtare” e cila ka të bëjë jo vetëm me bashkimin por dhe ruajtjen e identitetit kombëtar i cili në të gjitha formacionet ekonomiko- shoqërore( përjashto në komunizëm sistem ky qe e humbet nocionin shtet, nacion, komb. E humbet sepse te gjithë popujt e botes nuk do kenë më as kufij dhe as armiq, ) pra në kushtet aktuale, kur ideologji sunduese është kapitalizmi ruajtja me fanatizëm e identitetit kombëtar e sidomos në ato vende ku si nga pikëpamja sipërfaqësore ashtu dhe nga sasia e popullatës janë relativisht të vegjël është e duhet të ngelet përparsore.

 

Në të tilla kushte më shumë se kurrë popujt e vegjël përherë duhet të rritin kujdesin, sepse është vet natyra e kapitalizmit dhe e imperializmit ajo që i rrezikon ata më shumë. Madje, në kushtet e sundimit të imperializmit dhe polarizimit të vendeve e kombeve për-rreth superfuqive, këto kombe rrezikojnë më shumë se të tjerat, sepse bëhen në mos oreks për copëtim e pushtim, mund të kthehen në arenë përleshjesh se vet superfuqive. Po pse kapitalizmi dhe imperializmi janë rreziqe kaq të mëdha, teksa ka shumë vende të tilla që dëshirojnë të aderojnë në në blloqet ushtarake të tyre. Është fare e kuptueshme, sepse këtë gjë e imponon importi i kapitaleve. Serbia p.sh ndaj qan me kujë për Dardaninë shqiptare, ngaqë jo vetëm humbi një pjesë të madhe të burimit të të ardhurave, por humbi dhe mundësinë e eksportimit të kapitalit te kjo tokë qe dhe pse është krejtësisht shqiptare e ëndërron deri në kërcënime e provokime për luftë, me qëllim që ta ri-marrë përsëri. E tillë u tregua Evropa dhe me Shqipërinë 1913 dhe 1915 të cilën në marrëveshje të fshehtë dhe me Rusinë na ndau në kafshata për të kënaqur orekset e fqinjëve. Lufta e parë botërore ish një luftë ndër-imperialiste për rishikim e ri ndarje territoresh sikurse dhe e dyta…pra, mesa vërehet dhe praktika e vërteton se një nga tiparet dalluese te kapitalizmit është zgjerimi i territoreve te veta mbi kurrizin dhe territoret e vendeve të tjera.

 

Këtë e dëshmoi dhe pushtimi që na bëri Italia fashiste ne vitin 1939..paçka se Rama para gjithë elitës dhe bijve të jerarkëve fashiste, në një konferencë i ftuar në Itali do të deklaronte..” se të gjitha ndërtimet e mëdha në Shqipëri, ndërtime që i kemi dhe sot, i bëri Italia gjatë kohës së pushtimit…E cfarë pushtimi na ish ai ?! Teksa salla plor e përplot u habit me këtë deklaratë të tji. I kujtojmë Ramës se pikërisht këta investitorë italiane( derivate te pushtuesve baballarë te tyre) ne vitin 1997 do t’i kërkonin Italisë (që mbasi na vranë e na mbytën në det)..në të pastajmen të futej me trupa për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike në Shqipëri. Si për të vazhduar në gjurmë të Ahmet Zogut, Rama në ditët e para të dhjetorit të këtij viti do lëshonte dërrckën tjetër ku do te shprehej se …”Italia për ne shqiptaret është një atdhe i dytë”… Kjo kuptohet që nëse shqiptarëve u kërcënohet atdheu i parë dmth Shqipëria, atëherë për të na mbrojtur ne duhet tu bëjmë thirrje atdheut tone te dyte ( nënkupto Italinë) që të vijë përsëri me topa tanke autoblinda e avionë që të na mbroje. Po nga kush do na mbrojë Italia? Mos vallë këtë e ke një sms të koduar për qarqet greke që..” Shiko qirjes Miçotaqi, mo e kruaj me sinjor albanesin se ne kena ene nji atdhe tjetër, Italinë, e me “taljonin” e mo boj shakana, se me ta jena byrazera me hajmali! Dhe dasht me morë vesh ju korofillaqia greke, tash na kena dhe afrikanë nga Maroku të gatshëm në Shengjin si dikur që i pat ushtarë dhe gjerman aga. Pika trimërisë shqiptare!

 

Tashme për mendimin tim asnjë shkrimtar poet piktor skulptor dramaturg e kineast, kurrë nuk duhet t’i bëjnë më jehonë trimërisë shqiptare, sepse tradhtia ka dalë aq hapur saqë dhe plaku u kërrusur Sali babai me 40 hajdutë për inat të Ramës deklaroi se qirjes greku ka të drejtë.. dhe se atë qirjen tjetër Bejler efendikoin, duhet ta nxjerrë pa tjetër nga burgu, sepse është i pa fajshëm! Unë nuk besoj te Zoti sepse me mijëra herë kam ulëritur”..O zot ç’bëhet kështu në tokën time” Po Zoti është shurdhuar s’ka as sy as veshë madje as tru që te na kuptojë ne shqiptarëve. Harroi gungaçi Berishë se ne kohen e tij pikërisht ky Bejler me shokët “komando” të organizuara nga qarqet shoviniste dhe ASFAL-ia greke kryen masakrën e Peshkëpisë,më 1994 dhe “shoku Berishe” u bë si pulë nga kërcënimet greke?! Harroi kaq shpejt ky mëkatar ndaj gjithë shqiptareve se pikërisht në Himarë këto qarqe ngritën ne Bashkinë e qytetit flamurin helen, që linte të kuptohej se Himara është, apo në mos është, do bëhet greke? Pse Sala nuk e dinte se pikërisht kjo Greqi në vitin e tragjedisë së madhe një pjesë të ushtrisë së vet Greqia e përqendroi pranë kufijve jugor të Shqipërisë ?

 

A nuk e kuptojnë këta kodosha të politikës se me veprimet e tyre aventureske, për te fituar përkrahjen e njërit fqinj e për interesa meskine te pasurimit, apo dhe të pushtetit , po na shesin atdheun te fqinjët?! Te jetë e rastësishme qe si dje, ashtu dhe sot, këta fqinjë, kanë po të njëjtat kërkesa ndaj vendit tonë? A nuk e kupton kjo kastë servile deri ne kufijtë e tradhtisë, se kushtet për një ndërhyrje ja u kanë përgatitur, kur detin si një dyshek ja kane lenë nën administrim Italisë dhe ajrin si mbulesë Greqisë… që shqiptarët të flenë rehat nën ombrellën e NATO-s ? Pse, mos vallë këto vende evropiane do rrezikojnë veten në rast te një konflikti eventual midis superfuqish ?! Kurrë se si jo! Terrenet dhe fushe betejat në situata të tilla, do bëhen te vendet e vogla, teksa vendet e mëdha do ngrohin duart ne flaket e përgjakjes dhe kacafytjes së popujve. Ja pse kasta e jonë drejtuese për interesa te veta, shet dhe Mëmëdheun. E çfarë më shumë ka bërë Zogu, prej këtyre banditeve me kollare të cilët kanë hapur “tender për shitjen e Shqipërisë”?! Asgjë më tepër,! Në kohën e tij, ai zotohej se do ja linte Serbisë të përkujdese ( 1924), teksa më vonë mbas viteve 30-te te shekullit të kaluar, ja la Italisë dhe punët shkuan deri ne atë pikë, sa që dhe Kurorën e Skënderbeut ja dhuruan Viktor Emanuelit te lll-të ( 16 prill 1939 gati 10 ditë mbas pushtimit) Dikush mundet dhe të me shaje, te mbledhë buzët gjithë mllef e të shprehet “Po ky akoma ngeli nostalgjik me të shkuarën”? Po pse jo?!

 

Ne atëherë kishim ushtri madje një nga më të fortat të Ballkanit dhe se fqinjët tanë jo që nuk guxonin por i bënin mirë llogaritë dhe e dinin shumë mirë se jo vetëm ushtria, por i gjithë populli i armatosur do të ishte si një trup i vetëm ne mbrojtje të lirisë pavarësisë dhe integritetit tokësor te Republikës se popullit. Në kohën tonë, ne ua shpërndanim armët popullit dhe çdo individ kish armën e vet. Populli nuk kish frike nga shtetarët e tij..sikurse dhe as shteti nuk kish frike nga populli, teksa sot shteti i frikësohet popullit, por dhe populli ruhet shumë nga shteti, ruhet aq shumë sa që nga tmerri bijtë e tij kanë marrë arratinë. Ç’ndodh kështu me ne shqiptaret ? Atdheu na mallkoi keq apo ne e mallkuam atdheun?! As njëra e as tjetra..ne kemi më shumë se tre dekada që na mallkuan ata të cilët na erdhën në krye si një mallkim…pra të mallkuarit e mëmëdheut.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …