Lajmin për shpërthimin tragjik në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, ku si pasojë kanë mbetur dhjetëra qytetarë të vdekur dhe të plagosur. , e ka marrë me shqetësim Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.Ajo shpreh solidaritetin me Turqinë dhe popullin turk në këto momente të vështira dhe se do të qëndroj përkrah institucioneve për çfarëdo nevoje. Që nga momenti i shpërthimit, MPJ ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Ankara dhe Konsullatën në Stamboll për t’u informuar në detaje nëse ka të përfshirë shtetas të Kosov, mirëpo asnjë qytetar i Kosovës nuk është prekur nga sulmet por organet e sigurisë ende po vazhdojnë të angazhohen për të siguruar zonën ku ka ndodhur shpërthimi dhe për ti identifikuar viktimet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …