Turqia zyrtarisht ka konfirmuar se tre persona kanë qenë të përfshirë në sulmin e së martës në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit. Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është tronditur nga tre shpërthime të njëpasnjëshme ku sipas mediave shtetërore turke kanë humbur jetën të paktën 36 persona ndërsa kanë mbetur qindra të plagosur. Guvernatori i Stambollit tha se tre kamikazë në bashkëpunim mes tyre kanë kryer sulmin. Dy ishin të pajisur me lëndë eksplozive dhe u hodhën në erë, ndërsa i treti ka shtënë me kallashnikovë në parkimin e aeroportit si një taktikë e njohur për të shpërqendruar vëmendjen e policisë. Sipas zyrtarëve, të paktën njëri nga sulmuesit është plagosur nga policia dhe asnjëri sulmues nuk kishte kaluar kontrollet e sigurisë në Aeroport.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …