Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti e konsideron të papërgjegjshme deklaratën e Kurtit se Serbia po përgatit sulme të reja në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti e ka vlerësuar si të papërgjegjshme deklaratën e Kurtit se Serbia po përgatit sulme të reja në Kosovë. Ai  ka thënë se betejën më të madhe Kosova e ka për paqe. Mendoj që të gjitha përpjekjet politike duhet të bëhen që të mbretërojë paqja dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë të normalizohen. Mbi të gjitha, të drejtat e serbëve në Kosovë të realizohen në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës që ata të mos kenë asnjë ankesë”, ka thënë Haliti. “Me këto deklarata për luftë po i frikësojnë qytetarët dhe besoj që për këtë fundvit do të duhej të raportonin për sukseset dhe të flisnin për planet e së ardhmes. Nuk besoj që Serbia ushtarakisht është duke u përgatitur të sulmojë Kosovën, jo pse do të dyshonte që të paktën ta gllabëronte veriun por, sepse nuk e ka fuqinë të gllabërojë veriun e Kosovës me forca ushtarake, në kushtet kur në Kosovë është NATO. Prekja e kufirit me Kosovën do të thotë luftë me NATO-n”, ka saktësuar, deputeti i PDK-së,  Xhavit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …