Numri i qytetarëve që kanë marrë kredi nëpër bankat e komerciale të Kosovës është rritur për rreth 13 mijë deri në nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Gati 200 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi gjatë këtij viti. Ekonomisti, Safet Gërxhaliu tha se agjenda politike në vend e ka ngulfat ekonominë e vitit që po e lëmë pas. Ekonomia e vitit 2023 ka mbetë në hijën e agjendës politike, një agjendë politike që definitivisht ka ngulfatë shumë procese të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës. Mungesa e stabilitetit politik ka ndiku që Kosova të ketë shumë pak investor të huaj, në të njëjtën kohë kemi pas një vit ku dialogu dhe partneriteti me sektoirn privat ka qenë në nivelin më kritik ku krejtë kësaj i shtohet edhe fakti që kemi edhe mjete të pashfrytëzuara në projekte kapitale. Paramendoni çfarë ka qenë ngulfatja e sektorit privat”, tha Gërxhaliu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …