Zbardhet masa e SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit. Nëse ndodh që nesër të merret vendimi, Sali Berishës do t’i duhet të mbyllet në shtëpi, derisa te dera do të qëndrojnë policë që do të ndalojnë daljen e tij nga banesa. Sali Berisha është nën hetim nga SPAK-ut për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” thuhet se ish Kryeministri ndikoi që dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, sot në arrest shtëpie, të privatizojë kompleksin dhe ndërtojë 19 kulla të cilat i sollën fitim prej 5 milionë e 400 mijë euro euro.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …