Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka pranuar si të bazuar ankesën e Avokatit të popullit, duke e rrëzuar Ligjin e Pagave

Gjykata Kushtetues e Kosovës e ka pranuar si të bazuar ankesën e Avokatit të popullit, duke e rrëzuar Ligjin e Pagave. Sipas komunikatës së Kushtetueses, kjo gjykatë ka vendosur lidhur me kërkesën në rastin e parashtruar nga Avokati i Popullit, bazuar në përcaktimet e Kushtetutës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik. “Gjykata, njëzëri, ka vendosur që të deklarojë kërkesën e pranueshme dhe të konstatojë, njëzëri, që: paragrafi 2 i nenit 2 dhe paragrafi 2 i nenit 45 në ndërlidhje me paragrafin 2 të nenit 24, paragrafin 5 të nenit 25, paragrafin 4 të nenit 28 dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 42 të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës. Avokati i Popullit e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pagave pas paraqitjes së afër 100 ankesa kundër këtij ligji. Ligji i Pagave u miratua në Kuvendin e Kosovës më 5 shkurt të këtij viti me 63 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Partitë opozitare nuk e votuan këtë ligj pasi që sipas tyre vlera e koeficientit duhet të ishte më e lartë. Qeveria kishte vendosur që vlera e koeficientit të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 për vitin 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …