leoni

Kryetari Latifi thotë se edhe vitin 2023 po e përmbyllim me suksese të mëdha

Kryetari komunës së Rahovecit, Smajl latifi, e ka vlerësuar si të suksesshëm vitin që po lëmë pas, me rastin e përfundimit të vitit 2023. Shpenzimi i buxhetit gati 100 për qind, miratimi i Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031, fillimi i ndërtimit të sheshit qendror, shtëpive për të moshuar, ndërtimi dhe rregullimi i shtretërve të përrenjve dhe lumenjve problematik, i ka konsideruar ndër sukseset më të mëdha të arritura në këtë komunë gjatë këtij viti. Ndër sfidat më të mëdha që kemi pasur, ka qenë vonesa e realizimit të projektit në Sheshin e qytetit të Rahovecit, ka thënë i pari i kësaj komune. Ai në fund ka kritikuar qasjen e qeverisë qendrore karshi kësaj komune. Kryetari Latifi, para mediave ka përmendur edhe fitimin e dy granteve nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, si shkas i ofrimeve të shërbimeve falas për qytetarët e moshuar, fëmijët nga zero deri në tre vjeç, gratë shtatzëna dhe personave të tjerë në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen …