Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, me të cilin Frashër Krasniqi, Adea Batushës, Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit, më të 27 dhjetorit 2022, janë liruar nga akuza për terrorizëm. Kundër vendimit lirues të Gjykatës Themelores, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte parashtruar ankesë duke i propozuar Gjykatës së Apelit që çështja të kthehet në rigjykim për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe për shkak të shkeljes së ligjit penal, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykata e Apeli në vendimin e vet ka sqaruar se pas analizimit të shkresave të lëndës dhe duke vlerësuar pretendimet ankimore të Prokurorisë ka ardhur në përfundimin se dispozitivi i vendimit të Themelores është i çartë dhe në përputhje me arsyetimin e dhënë në të. Gjykata Themelorja në aktgjykimin e saj ka dhënë të gjitha faktet e duhura lidhur me çështjen penale në fjalë, duke i përshkruar dhe analizuar deklaratat e dëshmitarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër i Infrastrukturës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër …