Avokati i Popullit, Naim Qelaj, sërish paralajmëroi se Ligjin për zgjedhjet do ta dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese

Avokati i Popullit, Naim Qelaj në një konferencë për media sërish paralajmëroi se Ligjin për zgjedhjet do ta dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo deklaratë kishte shkaktuar nervozizëm në diskutimin  në mes të Vjosa Osmanit e  Albin Kurtit. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu kishte sqaruar se gjatë diskutimit të tyre në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, ishte  folur lidhur me  dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të Ligjit të ri për Zgjedhje. Unë kam njoftuar të gjithë të pranishmit, në mënyrë publike që jemi duke e shqyrtuar mundësinë e nënshtrimit të vlerësimit të kushtetutshmërisë të këtij ligji në raport me listat zgjedhore të subjekteve politike ngase logjikisht si dhe në aspektin praktik Avokati i Popullit konsideron se është e domosdoshëm, Naim  Qelaj. Ligji për Zgjedhjet ka kaluar në seancë pa një diskutim publik dhe pa e përfshirë një aspekt të rëndësishëm, atë të barazisë gjinore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …