Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave dhe se do t’i zbatojnë plotësim-ndryshimet e rekomanduara për të mos u rrëzuar ligji. Ajo tha se Ligji për Paga ka pasë disa objektiva e që njëri prej thelbësorëve të synuar është prekur nga ky vendim i Kushtetueses. Një prej problemeve përmbajtjesore ka përfshirë edhe uljen e pagave të zyrtarëve që në mënyrë disporpocionale kanë qenë shumë më të larta sesa ndoshta krerët e shtetit. Ende s’e kemi parë aktgjykimin e plotë, por duket se këto nene të cilat e kanë përfshirë nivelizimin, gjegjësisht uljen e pagave të zyrtarëve që kanë qenë krerë të agjencive të pavarura apo në institucione të tjera, në këtë rast edhe vetë gjykatësit, tha zonja Kusari.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …