leoni

Ministri Maqedonci dekoron me medalje për “Shërbim të Shquar” Komandantin e FSK- së, Gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dekoruar Komandantin e FSK- së, Gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari. Me këtë rast ai ka shkruar: Në shenjë vlerësimi për angazhimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, punën e jashtëzakonshme në udhëheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkushtimin e treguar në implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, sot kam dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari. Qoftë viti 2024 edhe më i sukseshëm se viti që lam pas, ka shkruar ndër të tjera ministri Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …