Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e dymbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, njëherit e fundit për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, nënkryetari z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e KDI-së, përfaqësuesja e organizatës GERMIN, përfaqësuesit e KFOR-it, LMT-së dhe OSBE-së. Si zakonisht, fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin.
Pyetjet ishin rreth:
▪ Dekorimit të qytetit – dështimi i operatorin në përmbushjen e kontratës.
▪ Konkurset brenda DKA-së.
▪ Dhënia e infuzioneve në dhoma joadekuate – cënimi i privatësisë së pacientit.
▪ Trajtimi pabarabartë i pacientëve në dhënien e barnave esenciale në QKMF.
▪ Mëditjet e anëtarëve të Komitetit të Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale (komitetet konsultative).
▪ Reduktimi i ujit të pijes në Lagjen e Epërme.
▪ Emërimet në pozitën e ushtruesit të detyrës (UD) në QKMF kundër statutit të QKMF-së.
▪ Problemet e kanaleve të kullimit të tokave në fshatin Celinë.
▪ Shenjëzimi që ndalon parkingun para varrezave dhe lapidareve në fshatin Nagac.
▪ Dendësia e komunikacionit në qytet.
▪ Projekti i Sheshit Qendror – devijimet e mundshme në arkitekturë.
▪ Marrëveshja e komunës me fondacionin “Adrian Orllati” për ndërtimin e shtëpisë për të moshuar.
▪ Shqetësimet e KF. Rahovecit rreth fushës së futbollit.
▪ Matjet gjeodezike për stadiumin e ri të qytetit.
▪ Intensiteti i punëve në Kompleksin Sportiv.
▪ Reduktimet e ujit në fshatin Operushë, gjendja jo e mirë higjienike e ambulancës në këtë fshat.
Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës – ekzekutivi.
RENDI I DITËS me 17 pika, ishte ky:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
-
Shqyrtimi i Raportit të punës së ekzekutivit (kryetarit) për vitin 2023;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2024;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2024;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2024;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Lokal të Veprimit për Biodiversitetin (2023-2027);
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit (2023-2027);
-
Shqyrtimi Raportit për zbatimin e Planit të Integritetit për vitin 2023;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Shfuqizimit të vendimit 01 Nr. 303/22, i datës 29.04.2022 për miratimin e Planit Komunal për Integritet (2022-2026);
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktim të lokacionit për vendosjen e trafos elektrike P- 01015-44 ZK-Xërxë;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Rahovecit në shfrytëzim të personave fizik dhe juridik deri në 15 (pesëmbëdhjetë) vite P- 08152-0;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për Zbatimin e procedurave dhe Vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të Pronës së Paluajtshme të Komunës P- P- 08152-0; , sipas vendimit 01 Nr.____/23, i datës 00.12.2023;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2024;
-
Shqyrtimi i Raportit mbi realizimin e Planit të punës së zyrës prokurimit për vitin 2023, dhe informatë mbi Planin vjetor të Prokurimit publik 2024;
-
Shqyrtimi i Raportit i “Grantit të Performancës Komunale” për Komunën e Rahovecit për vitin 2022;