Ministri Shala viziton Italinë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, bashkë me një delegacion nga MKRS-ja, do të qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Republikën e Italisë, ku do të zhvillojnë takime me autoritetet italiane të fushës së kulturës.

Të enjten, Ministri Shala do të takohet me homologun e tij italian, Dario Franceschini, Ministër i Trashëgimisë, Aktiviteteve Kulturore dhe Turizmit të Republikës së Italisë, me të cilin do të bisedojë për bashkëpunimin mes dy shteteve, Republikës së Kosovës dhe asaj të Italisë, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë, përmes aktiviteteve të përbashkëta në këto fusha.

Gjithashtu, në kuadër të takimeve, Shala do të takohet me Kardinalin Gianfranco Ravasi, Kryetar i Këshillit për Kulturë në Vatikan, ku do të diskutohet për gjendjen e kulturës në Kosovë dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave kulturore.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Shala bashkë me delegacionin do të zhvillojë edhe takime tjera, të cilat do të jenë në interes të kulturës së vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …