Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka shtyrë për sot seancën për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për çështjen Partizani. Pritet që sot në orën 15:00 të jepet vendimi për kërkesën e SPAK-utm e cila parasheh “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin. Mësohet se avokatët e Sali Berishës kanë bërë sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa kërkesa që bën një ditë më parë u rrëzua nga GJKKO. Gjyqtarja Irena Gjoka rrëzoi edhe kërkesën e avokatëve të Berishës që në seancë të ishin të pranishme mediat, me argumentin se përbëjnë sekret hetimor aktet për të cilat diskutohet Pak ditë më parë, Kuvendi autorizoi Prokurorinë e Posaçme për arrestimin e deputetit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen e Klubit Sportiv Partizani. Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme mbi autorizimin për arrestimin e deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit. Ky vendim erdhi pasi ai nuk respektoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje, duke e quajtur atë si antikushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim
Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …