Ramush Haradinaj, ka folur pas sondazheve të fabrikuara, ku AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme do të mund t’i marrë 7 ulëse në Kuvend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas sondazheve të fundit,  të fabrikuara ku AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme do të mund t’i marrë vetëm shtatë ulëse në Kuvend. Haradinaj, në një intervistë për Telegrafin, i ka quajtur fabrikime për favorizime të caktuara, duke shtuar se megjithatë nuk do të kenë mundësi t’i mashtrojnë qytetarët përmes këtyre sondazheve. Sondazhet po kushtojnë, më i zakonshmi 25 mijë euro, kush po i porosit sondazhet po i ka mënyrat me llojet e pyetjeve, me renditjen e pyetjeve, mostrat, marzhën e gabimit, kuptohet edhe favorizimi. Ne si Aleancë nuk kemi shkuar me këto fabrikime. Por këto i ka bërë  para zgjedhjeve, Armend Muja, tash deputet i Vetëvendosjes dhe Ermal Panduri. Ata që janë munduar ta bindin  Kosovën se kështu po shkon votuesi dhe kanë pas sukses njëherë, por nuk besoj që do të munden. Sërish dikush po mundohet t ë mastrojë  qytetarët e Kosovës,tha Haradinaj. Sipas kreut të AAK-së, kjo është tendencë për t’ju dhënë drejtim votuesve, pasi  viti 2024 mund edhe të quhet vit zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …