Adhanom Ghebreyesus, bën thirrje për të ndërmarrë hapa urgjentë për të lehtësuar rrezikun e madh, me të cilin po përballet popullsia, në Gazë

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Adanom Gebrejesus ka bërë thirrje për të ndërmarrë hapa urgjentë, me qëllim  për të lehtësuar rrezikun e madh me të cilin po përballet popullsia, në Gazë. Ai përmendur urinë akute dhe dëshpërimin e përhapur në mbarë territorin e shkatërruar nga lufta. OBSH-ja tha se një ditë më herët ka dërguar furnizime në dy spitale – një në veri dhe një në jug – duke theksuar se 21 nga 36 spitale në Rripin e Gazës tashmë janë krejtësisht jashtë funksionit. Shefi i OBSH-së, Adhanom Ghebrejesus, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë “hapa urgjentë për të lehtësuar rrezikun e madh me të cilin po përballet popullsia në Gazë dhe që po rrezikon aftësinë e punëtorëve humanitarë për të ndihmuar personat që kanë plagë të tmerrshme, të ndihmojnë në lehtësimin e urisë akute dhe të ulin rrezikun e sëmundjeve të rënda”. Përmes një deklarate, OBSH-ja tha se stafi i saj ka raportuar se nevoja për ushqim “vazhdon të jetë akute” në mbarë Rripin e Gazës, ndërkaq njerëzit e uritur sërish kanë ndaluar autokolonat me shpresën se do të gjenin ushqime.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …