Zyrtarët e sektorit publik, të cilët që nga dhjetori i vitit të kaluar kanë marrë pagë më të ulët shkaku i Ligjit të Pagave, nga janari i vitit 2024 pagat do t’u rikthehen në nivelin paraprak. Ky është vendimi që institucioni më i lartë juridik, Gjykata Kushtetuese. Gëzim Shala nga IKD=ja thotë se në Ligjin e ri të Pagave, sipas Gjykatës, janë disa nene që nuk janë në pajtueshmëri më Kushtetutën e Kosovës, andaj kërkohet të ketë ndërhyrje në to. “Gjykata Kushtetuese thekson se aktgjykimi në fjalë nuk ka të bëjë më zyrtarët publikë që është ngritur paga por i trajton rastet e personave që ju është ulur paga dhe sipas vendimit të tyre të gjithë zyrtarët do të vazhdojnë të marrin pagën e ngritur ashtu siç ka qenë para se të hyjë në fuqi ligji i ri”, ka thënë ai. Shqetësim tjetër në atë periudhë ishte ulja e pagave për dy kategori të rëndësishme, për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët Qeveria i akuzon dhe kërkon t’ i nënshtrojë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …