U mundova ti vë gur zemrës e të mposht dhimbjen që të mos pëlcas shpirti e mos të pikoj loti i hidhur në buzë , kam derdhur lot sa u tërbua dhe deti , kam bërtitur aq shumë sa edhe zogjëve ua ndala këngën, kam vuajtur aq shumë sa edhe diellit iu zbehen rrezet dhe prapë u ngrita mbi dhembjet…
Kush do e dinte se nata ugurzezë e 29 dhjetorit do ta përmbys botën time , kush mund ta besonte se nuk do e prisje lindjen e djalit, kush do e paramendonte se 27 vite do jetoja pa ty e do i rris 4 fëmijët në mungesën tënde …
Po sot ia kam lakmi rënjes tënde , ti fitove përjetësinë e mua më fale krenarinë ! Ti dhe unë si dy kokat e Shqiponjës në Flamur!