Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk kanë qëndrim të njëjtë për Asociacionin e Komunave dhe Shumicë Serbe

Në prag të paralajmërimit shumë të mundshëm të mbajtjes së zgjedhjeve të  parakohshme në Kosovë, marrëdhëniet në mes të Vjosa Osmanit me Albin Kurtin gjithnjë të tendosura,  por  të mbajtura fshehtas nga publiku  ditë e më shumë po dalin në sipërfaqe. Derisa Kurti tërë shpërfillje dhe naivitet  thotë se projekt-statutin e Asociacionit do ta hartojë me dy ministrat e tij, zonja Vjosa Osmani kërkon që statuti të hartohet bashkë me Amerikën, edhe pse  vetë Amerika e ka pranuar këtë projekt dhe këtë e ka konfirmuar sa e sa herë deri tani.  Zonja Vjosa thotë se sa i përket projekt -statutit të Asociacionit mënyra më e mirë ka qenë që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta bëjë draftin si Republikë e Kosovës.  Kur ajo u pyet në TV-21 pse nuk ka bërë përpjekje  ta bind kryeministrin për një gjë të tillë, ajo u përgjigj se ndoshta  kryeministrit nuk iu kanë  dukur bindëse argumentet. Zonja Osmani pranoi se ka shqetësime sa i përket  kompetencave të Asociacionit, në mënyrën se si do të vlerësohen vendimet e këtij asociacioni pasi do të formohej në një situatë hipotetike, pra këto dy kategori janë më shqetësueset, por unë jam e bindur që Gjykata Kushtetuese duke u bazuar në parimin e profesionalizmit e pavarësisë së saj në asnjë moment nuk do të mund të eliminonte atë që ia kërkon Kushtetuta dhe njëkohësisht atë që vet e kanë thënë në vendimin e vitit 2015.”, tha Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …