Po bëhen tri vjet nga arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e disa krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndryshe, udhëheqës të lartë të shtetit të Kosovës. Bazë për ngritjen e Aktakuzës kundër tyre ishte Raporti i Dick Martyt, i cili Raport. në fakt ishte një sajesë politike, trillim i paskrrupullt në bashkëpunim me shtetin e Serbisë, Rusinë dhe ndonjë aleatë të tyre, të hapur dhe fshehtë, pra, edhe në Këshillin e Evropës. Jo më shumë se tre javë, pas shpalljës së Pavarësisë së Kosovës, ish Prokurorja e Përgjithshme në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, Carla Del Ponte e kishte dhënë një intervistë për Swissinfo. Në intervistën e botuar. më 11 mars 2008, Del Ponte, ngjashëm, sikur propaganda serbe dhe ajo ruse e kundërshtonte legalitetin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, një ditë pas publikimit të intervistës së Carla Del Ponte, Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Këshillit të Konfederatës Helvetike, Dick Marty, në intervistën me gazetaren, Silvia Cattori, të publikuar më 12 mars 2008, ngjashëm sikur Del Ponte, në të njëjtin pozicion me shtetin serb dhe rus, kishte kundërshuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës gjoja, ”… në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Në të njëjtën intervistë, Dick Marty, akuzon, përbalt, me të njëjtën gjuhë shoviniste të shtetit serb, Ushtrinë Çlrimtare të Kosovës, madje , duke e cilësuar edhe si “…organizatë kriminale…që u shndërrua në instrument të amerikanëve për t’u mundësuar atyre në Kosovë krijimin dhe mbajtjen e bazës ushtarake më të madhe në botë”!?
Carla Del Ponte, në detyrën e Prokurores së Përgjithshme në Gjykatën Penale të Hagës, gjithnjë nën presionin me vetëvullnet, udhëzimin e propagandës serbe dhe ruse, kishte urdhëruar zhvillimin e hetimeve lidhur me pretendimet e shtetit serb për gjoja “trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja”. Pas përfundimit të hetimeve të zhvilluara, po e njëjta Del Ponte kishte urdhëruar mbylljen, përfundimin e atij hetimi, asaj çështjeje duke e kualifikuar propagandën serbe si “…legjendë e thjeshtë e sajuar njëlloj si tregimet e ngjashme që shfaqen në zonat e tjera të konflikteve”! Ndërkohë, çështjen e sipërpërmendur, krejt papritur e kishte akualizuar në librin e saj, “Përndjekja: Unë dhe kriminelët e luftës”.
Aso kohe, ishte më se e qartë se, kjo lloj gjuajtje në shtriga, me metodat më të sofistikuara , në radhë të parë, të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, do të hap një kapitull të luftës special, kundër pavarësisë së Kosovës, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe natyrisht, shtizat e sulmeve me helmin e propagandës serbe do të bien mbi krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbi ata, të cilët në planin ushtarak dhe diplomatik krijuan aleancën me NATO-në, me qytetërimin evro-perëndimor. Me një shpejtësi rrufeje, Serbia,agresori historik i shqiptarëve, që më 15 prill 2008 avancoi në propagandën e saj kundër Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kësaj radhe, përmes deputetit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev i cili, më 15 prill 2008 e dorëzoi propozimin për Rezolutë lidhur me “ trajtimin çnjerëzor të personave dhe tregtisë ilegale me organet e njerëzve”? Projekt-Rezoluta ishte nënshkruar nga 17 deputetë, duke u mbështetur me atë rast vetëm në thëniet spekulative, hakmarrëse, të Carla Del Pontes,pra, marrë nga libri i saj. Një ditë pas nënshkrimit të asaj Projekt-Rezolute, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, mbajtur më 14 – 18 prill 2008, delegacioni parlamentar zvicerran dh ai suedez propozuan që të hapet debat lidhur me “pasojat e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”. Gjatë atij debati, pikërisht më 16 prill 2008 diskutimi i Dick Martyt, për shumëçka ishte i veçantë, jashtëzakonisht ekstrem dhe i trilluar.
Dick Marty nuk kurseu fjalor politik, policor, hetues, anatemues, deskriditues, ngjashëm, sikur qeveritarët serbë kundër Kosovës. Madje, po të analizohej, atëherë dhe sot fjala e tij, kuptohet se, cili ishte objektivi i planit serbo- rus, i përçuar dhe transmetuar në mbarë botën, aq brutalisht siç e ka paraqitur Dick Marty. Logjika politike, e propagandës spekulative të cilën në fjalën e vetë e kishte paraqitur Dick Marty, është në unison të plotë me propagandën, historikisht të njohur serbe, kundër shqiptarëve dhe veçmas kundër Kosovës. Dick Marty kishte konstatuar se : ”…pas dhjetë vjete të administrimit ndërkombëtar, Kosova gjendet pa një shoqëri të mirëfillët civile. Të gjithë ata që preokupohen me çështjen e kriminalitetit, e dinë se Kosova ka qenë gjithmonë e ndoshta sot më shumë se dje, një qendër e kriminalitetit ndërkombëtar e krimit të organizuar (…)”? Dick Marty, pra, edhe para hartimit të Raportit të tij famkeq, e qartëson pozicionin e tij, duke i shpallë luftë të ndytë Kosovës, duke e etiketuar si “ oazë” historike të” krimit” të organizuar. Por, Dick Marty, i gjetur me vetvullnet, në kurthet e propagandës serbo/ruse, harron se, Kosova që nga viti 1912 e deri në vitin 1999 ishte tokë e pushtuar na Serbia/Jugosllavia, ndaj, si ka mundur të ishte “ qendër e kriminalitetit ndërkombëtar” kur nuk është vetëadministruar?!
Propaganda serbe në kombinim me atë ruse, dhe e transmetua nëpër botë, përmes Carla Del Ponte dhe sidomos nga Dick Marty, krijoi një konfuzion të pa parë në opinonin e atëhershëm evro-perëndimor. Si rrjedhojë, pa ndonjë analizë të mirëfilltë dhe të argumentuar, të mbështetur në burime, fakte, dëshmi, Komisioni për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës me 16 prill 2008 e kishte ngarkuar, pikërisht Dick Martyn të hartonte një Raport për çështjet të cilat, me skenarin e propagandës serbo-ruse tani më ishin bërë publike.
Publiku evro-perëndimor, ishte tronditur me të thënat, deklaratat, e Dick Martyt, veçmas me pretendimet e tij se, gjoja çlirimtarët e Kosovës kanë ndërmarrë veprime për trafikim të organeve të personave të vrarë!? Publiku evro-perëndimor, nuk mund ta kishte as idenë më elementare se, një evro-parlamentar si Dick Marty, qëllimisht bëhet zëdhënës, i propagandës primitive, shoviniste, jocivilizuese të shtetit serb dhe atij rus! Shqiptarët ndërsa, të gjetur në huti nga ajo propagandë gebelsiane, krejtësisht e pamoralshme nga një evro-deputet, i një shteti model të qytetërimit dhe edukatës politike e qytetare, nuk e kishin marrë me shqetësim, nuk kishin reaguar ndaj spekulimeve të Dick Martyt. Kjo mos vigjilencë e institucioneve, sidomos të drejtësisë të Kosovës, do të kishte pasoja fatale.
Ndërkohë që, e tronditur dhe e revoltuar nga ai manipulim politik i çështjes, aq të ndjeshme, pra, edhe nga përfshirja e pashembullt e Carla del Pontes, në përhapjen e paskrrupullt të propagandës serbe/ruse. kishte reaguar Florence Hartmann, ish zëdhënësja e prokurorisë së përgjithshme. Ajo kishte reaguar përmes një shkrimi të botuar në gazetën “Le Temps”, datë 16 prill 2008. Në shkrimin me titull, “Carla Del Ponte dhe thashethemet për trafiktim me organet në Kosovë”, shkruante se:”…si është e mundur që Carla Del Ponte, puna e së cilës konsistonte që të kërkohet e vërteta, përkunder pengesave, dhe në këtë mënyrë të luftohet mohimi dhe maniupulimi, sot të na fundos në kohën më të errët të propagandës…Të flitet sot, përderisa për pesë vjet nuk u soll asnjë element i ri që da ta mbështeste këtë tezë, është papërgjegjësi”!
Është e dokumentuar, shteti serb, përmes shërbimit të tij të intelegjencës, ishte i vendosur që ta instrumentalizonin Dick Martyin, ndaj, shumë shpejt i vunë kontaktet me te dhe e bën viktimë, me dashje të kurthës së tyre. Ishte shans i jashtëzakonshëm për shtetin e Serbisë, Rusisë dhe aleatët e tyre që, në mënyrë të paskrrupullt, plot helm dhe vrerë politik ta manipulojnë opinionin publik evro-perëndimor dhe atë botëror. Ish ambasadori serb në Zvicër, Milan St. Protiç pikërisht në përurimin e librit të tij, më 24 tetor 2018 e kishte bërë publike se, drejtpërdrejt, ai vetë, në prani edhe të zyrtarëve të shtetit serb, ia kishte dhënë Dick Martyt “… provat e përgatitura nga institucionet e Serbisë për trafikimin e organeve dhe për Shtpinë e Verdhë”!? Ai, ishte ndjerë krenar dhe ishte lavdëruar duke propaganduar se, ishte personi kryesor i cili ndikoi që të themelohet Gjykata Speciale. Hapur e kishte pranuar se, në disa takime, radhazi, ku kishte marrë pjesë edhe Kryeprokurori serb dhe agjentët e BIA-së, kishte arritur që, Dick Martyn ta bindëte për ta hartuar Raportin për krimet e pretenduara të shqiptarëve. ,
Gënjeshtrat, spekulimet tronditëse në Raportin e Martyt
Ndoshta, as vetë Dick Marty, nuk kishte besuar në fabrikimin morbid të dhënave të rrejshme të Shërbimit sekret serb, në lidhje me gjoja “ trafikimin e organeve” të personave të vrarë, dhe me ekzistimin e të ashtuçuajturës Shtëpi e Verdhë. Dick Marty, gjatë bashkëpunimit me zyrtarët serbë, pra, edhe me Shërbimin e tyre sekret, duket se ka qenë tepër naiv për të besuar në “ përrallat e frikshme” serbe, ose, qëllimisht, si një kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe antiamerikan i përbetuar, ka besuar se, me Raportin e shpifur do të jetë në shërbim të planeve serbe. Edhe në fazën e hetimeve, vazhdimisht sekrete dhe në bashkëpunim me Shërbimin sekret serb (BIA), edhe përmes gazetarëve “hulumtues” serbë, në lidhje me pretendimin e trafikimit të organeve , Marty nuk kishte gjetur asnjë provë! Këtë ia kishin bërë të ditur edhe ekspertët e EULEX-it për krime lufte, madje, duke ia qartësuar se akuzat për trafikim të organeve janë vetëm “ përrallë e frikshme”. Sa më tepër që, zhvilloheshin hetimet, Dick Marty, pra, edhe në lidhje me Shtëpinë e Verdhë në Veri të Shqipërisë, nuk gjente prova. Ai fakt, Dick Martyn dhe bashkëpunëtorët e tij serbë, po i bënte jashtëzakonisht të frustruar. Sidoqoftë, nën trysninë e qëllimit të tij makabër, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, ndonëse pa asnjë provë, mashtruesi dhe keqbërësi, Dick Marty në Raportin e tij famëkeq, krejtësisht të trilluar, shkruan paragrafë për “ heqjen e organave me qëllim të trafikimit…”!? Është për tu veçuar fakti se, pikërisht më 12 dhjetor 2010, raportuesi Dick Marty, pjesë e grupit të deputetëve liberal – demokratë në Asamblenë Parlamentare e dorëzoi dokumentin, po me të njëjtin titull sikur rusi, Konstantin Kosachev, “ Trajtimi jo human i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovës”! Dick Marty në Raportin e tij politik të Këshillit të Evropës ndër të tjera shkruan se :” …ndaj të ndaluarve në disa lokacione të Shqipërisë janë hequr në mënyrë të kundërligjshme organet e të cilat pastaj janë trafikuar për transplantim në vendet e treta…”!? Por, tani, dy vjet pas ngritjes së Aktakuzës, së Gjykatës Speciale kundër disa, prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në asnjë paragrafë të aktakuzave përkatëse nuk flitet për trafikim të organeve dhe as për Shtëpinë e Verdhë. Dyshimet për trafikim të organeve muk u provuan asnjëherë. Këtë e kishte deklaruar edhe ish prokurori Clint Williamson i cili, përmes Task Forcës Speciale Hetimore të BE-së ishte marrë me hetimin e Raportit të Dick Martyt.
Ish – prokurori i Tribunalit të Hagës dhe avokati, Geoffrey Nice, ndërsa në një prononcim për mediet në Kosovë ka thënë se:”…Si një vështrues i jashtëm mendoj se ka ardhur koha për prokurorin e kësaj gjykate z. Smith që të njohë dëmin të cilin i ka bërë poupullit tuaj dhe të dalë qartazi dhe të thotë se ne nuk kemi dëshmi të tilla dhe se askush nuk do të akuzohet për këtë krim…Kur jam njoftuar për dyshimet për marrje organesh nga një revistë e cila shkruante për një raport dhe për një dëshmitar të cilit Serbia i referohej, si K 144, mu ka dukur plotësisht një shkrim i shpifur ”!
Historia e fushatës së tërbuar dhe e shpifjeve, sipas skenarit serb, e Dick Martyt vazhdon dhe me rastin e Medicusit, një nga rastet më të gjata dhe më të përfolura në historinë ligjore të Kosovës së pas luftës. Duke iu referuar Raportit të shpifur të Dick Martyt, Rezoluta e Këshillit të Evropës në paragrafin e pestë shkruan se:”…ky aktivitet kriminal ( trafikimi i organeve)…ka vazhduar deri më sot, siç tregohet nga një hetim që po e kryen…EULEX-I në lidhje me klinikën Medicus në Prishtinë”. Pika e përmendur zë vend në paragrafin 168 të Raportit të miratuar nga Këshilli i Evropës në të clin thuhet se trafikimi i organeve i identifikuar në Raport është i lidhur ngushtë me çështjen e Klinikës Medicus. Gjyqi i rastit Medicus ka filluar në tetor të vitit 2011 dhe ka vazhduar për 19 muaj pra, deri më 23 prill 2013. Gjyqtari ndërkombëtar, Dean B. Pinels në dëshminë e tij ndër të tjera deklaron se:” Gjatë rrjedhës së gjyqit, ne e konsideruam me rëndësi jetike marrjen e dëshmisë së Dick Martyt pasi ai pretendoi se kishte prova përkatëse siç u përmenden më lart. Më pas ne bëmë një kërkesë zyrtare përmes kanaleve diplomatike në Këshillin e Evropës për pjesëmarrjen e tij në gjyq dhe, natyrisht, supozuam se ai dhe Këshilli i Evropës do të bien në dakord lehtë”. Mirëpo, gjithnjë, sipas dëshmitarit të sipërpërmendur, “ Për tronditjen dhe habinë tonë, Marty dhe Këshilli i Evropës pretenduan se ai nuk ishte i disponueshëm me arsyetimin se kishte imunitet për të dëshmuar. Sipas mendimit tonë, ky pretendim ishte absolutisht i pakuptimtë sipas rregullave të Këshillit të Evropës, të cilat parashikojnë një përjashtim në raste të rëndësishme, por ne kurrë nuk arritëm ta siguronim pjesëmarrjen e tij në gjyq ose të mësonim arsyen e vërtetë të refuzimit të tij…”!?
A do të thotë kjo se, Aktakuzat, të cilat u ngritën me falsifikime të “ dëshmive” të rreme, të trilluara, ashtu siç ishte skenari serbo-rus duhet të rrëzohen, nga vetë Gjykata Speciale? A mban përgjegjësi dhe a duhet të ketë ndjekje penale ndaj mashtruesit, Dick Marty, i cili, në rast se e konsideron veten se, ka rol në themelimin e Gjykatës Speciale atëherë, është njollusur dhe është person i dyshuar edhe me faktin që, ka refuzuar të dëshmojë në Procesin gjyqsor, të rastit Medicus? Më pastaj, historia e kësaj Gjykate Speciale dhe e Aktauzave kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do ta jep verdiktin edhe për përgjegjësinë të cilën e mban Këshilli i Evropës? Dhe, mbi të gjitha, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të kërkojnë, në gjykatat ndërkombëtare, ndjekje penale ndaj institucioneve të Drejtësisë të shtetit të Serbisë, për fabrikimin, përhapjen e të gjitha atyre gjoja “dëshmive”, “ provave” të inskenuara të cilat quan, në themelimin e Gjykatës speciale dhe në ngritjen e Aktakuzave kundër çlirimtarëve, ish krerëve të pafajshëm, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
(Autori është profesor në Universitetin e Prishtinës, historian dhe autor i 12 librave.)