Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, deklaroi se kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është në pozicionin për ta sulmuar pasi Serbia është ndeshur një herë me NATO-n. Por, Haliti thotë se Vuçiq mbështet grupet e “kryengritësve” nëpër fshatrat me shumicë serbe në veri për të mbajtur të destabilizuar vendin. “Vuçiq nuk është në pozicion që të urdhërojë ushtrinë për ta sulmuar Kosovën sepse kanë provuar NATO-n se çfarë është. Do të ishte një sulm kundër NATO-s, një sulm në kundërshtim me rezolutën 1244 dhe do të ishte një problem i madh. Por, Vuçiq po i mbështet forcat të cilat kanë në plan të organizojnë sulme dhe të ashtuquajtura kryengritje nëpër fshatrat kryesisht në rrethin e Zubin Potokut me qëllim që të mos e lënë situatën e stabilizuar në Kosovë dhe të ketë përplasje të vazhdueshme”, tha Haliti për Euroneës Albania
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …