Sot në orën 12:00, pritet të mbahet seanca e radhës për masën e arrestit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Në seancën e së enjtes, gjyqtarja Irena Gjoka, argumentoi se shtyrja e shpalljes së vendimit për të shtunën u bë për t’i dhënë kohë avokatëve të njihen me provat. Avokatët kërkuan që të njihen me regjistrimet audio dhe të procesverbaleve e seancave të fundit në GJKKO, për të provuar pretendimet për njëanshmëri. Mirëpo, deri në orën 16:00 të së premtes, në sekretariatin e gjykatës nuk është paraqitur asnjë kërkesë e avokatëve për përjashtimin e gjyqtares. “Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarinë e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokatëve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke iu falenderuar për bashkëpunimin”, njoftoi GJKKO një ditë më parë. Mbetet të shihet nëse avokatët do të bëjnë ndonjë veprim të radhës për të zvarritur caktimin e masës arrest në shtëpi për ish kryeministrin Berisha. SPAK kërkon që Berisha të ruhet me polic në derën e shtëpisë dhe asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …