Kryeministri Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu, kritikojnë Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn

Kryeministri, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë vazhduar ta kritikojnë ashpër Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, për shkak se ai nuk po u bindet urdhrave të krerëve qeveritarë po vetëm ligjit, duke pasur mbrojtje kushtetutën dhe rendin demokratik,  ku pushtetet janë të ndara, me një vijë shumë të qartë. Shkak për këtë sulm nga Qeveria janë bërë deklaratat që Isufaj i dha në konferencën vjetore.  Deklarata Isufaj, se ai e kishte dhënë pëlqimin që të tërhiqej urdhër-arresti ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, nxiti shumë reagime. Pas gati tri vjetësh, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, e ka pranuar dje për herë të parë se ai kishte dhënë pëlqim për këtë çështje, derisa arsyet tha se s’mund të ndahen me opinionin. Këtë deklaratë, Isufaj e dha në konferencën e fundvitit, ku shtoi se urdhër-arresti i është rikthyer serbit Radojçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …