Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se së shpejti shtatorja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari do të vendoset në këtë qytet. Ai ka publikuar edhe një fotografi ku shihet se shtatorja është pothuajse e përfunduar. Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, ka rënë heroikisht me 22 anëtarë të familjes në rrethim të hekurt të regjimit kriminal të Millosheviqit, më 7 mars të vitit 1998, pas një sulmi mizor me të gjitha armët e rënda nga forcat serbe kundër familjes së ngushtë dhe të gjerë Jashari në Prekaz të Drenicës. Gjatë tri ditëve të sulmit dhe luftimeve kanë rënë 22 anëtarë të familjes së ngushtë të Legjendarit dhe 34 nga familja e gjerë Jashari e Prekazit të Drenicës. Në disa qendra qytetesh të Kosovës është ngritur shtatorja e Adem Jasharit, madje edhe në Tiranë, por jo edhe në Prishtinë, as afër 26 vjet pas rënies.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …