Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, nuk beson se do të mbahen zgjedhje të parakohshme. Ai tha se zgjedhjet parlamentare nuk do të mbahen më herët për shkak se opozita nuk po bënë presion sa duhet dhe se po ia lehtëson jetën Qeverisë. Madje thotë se Qeveria po i realizon të gjitha dëshirat e veta po jo edhe obligimet ndaj qytetarëve. Nuk besoj që ka zgjedhje se opozita parlamentare nuk është që organizuar nuk është që është duke bërë presion nuk është që po i kërkon ato zgjedhje të gjitha nevojat po ja plotësojnë Qeverisë ia kanë zgjedh “Në njërën anë kemi kushte të këqija punëtorëve, mosrespektim të drejtave të tyre, pagesat e ulëta, mos sigurim shëndetësor ofrime të tjera që janë të nevojshme për me pas një jetë të dinjitetshme në Kosovë. Dhe në anën tjetër pritja për zhvillim e kthyer në zhgënjim e rritë në mënyrë artificiale nevojën për me i largu. Unë besoj që viti që po vjen është vit ku një numër i konsiderueshëm i të rinjve e të rejave, po jo vetëm, do të mësyjnë vende perëndimit. Dhimbja ime është që një pjesë dërrmuese e tyre po shkojnë dhe po bëjnë punë të krahasueshme nganjëherë edhe më të këqija se sa në vitet 70-80 kur kanë shkuar gjyshërit tonë”, tha Molliqaj. (EO)
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …