leoni

NË LLADROCIN E LIRISË PËRUROHEN LAPIDARËT E TRE DËSHMORËVE TË KOMBIT

NË LLADROCIN E LIRISË PËRUROHEN LAPIDARËT E TRE DËSHMORËVE TË KOMBIT

Pikërisht në Ditën e veteranëve të UÇK-së,  30 Dhjetorin, ditën e madhe historike e të kujtesës sonë kombëtare, në Lladrocin e  luftës çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Brigada 121 ‘Ismet Jashari- Kumanova’, me një pjesëmarrëje të madhe të popullit të kësaj ane, si dhe të institucioneve komunale, u bë përurimi i lapidarëve për tre dëshmorët e kombit: Bahti Buqaj, Avni Buqaj dhe Feriz Bibaj.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke ju drejtuar të pranishmëve mes tjerash tha.’Në Lladrocin e luftës çlirmitare të UÇK-së,  në Lladrocin e lirisë kombëtare, sot shpaloset lapidari i tre dëshmorëve të kombit, dhe  me ne e ju flet kujtesa dhe historia më e re e popullit tonë, flasin dëshmorët e atdheut e të Kosovës sonë të pavarur e sovrane, ku ju familjarë të dëshmorëve jeni embëlematika e së djeshmës, së sotmës dhe e sënesërmes së Kosovës dhe mbarë popullit shqiptarë, prandaj ne si qeveri lokale, kemi obligim të përkujdesëmi dhe t’i ruajmë vlerat tona kombëtare  të UÇK-, në çdo kohë dhe për çdo brezë t’u rikujtojmë këto vlera sublime, vlera që na lartësojnë kombin dhe historinë tonë’.

Në vazhdim, foli personaliteti kryesor dje i luftës çlirimtare të UÇK-së, sot lideri politik i këtyre vlerave të mëdha kombëtare, Fatmir Limaj dhe tha’ Dhimbjet e vogëla të familjarëve të dëshmorëve të sotshëm e të djeshëm ndër breza shqiptarësh, përballë dhimbjeve të mëdha të popullit tonë, tregojnë qëllimin e madh çlirimin me luftë të Kosovës’, dhe vazhdoi ‘ Sot Serbia pushtues e dinë fare mirë se çka ka humbur në Kosovë, por shqiptarët dhe elitat udhëheqëse politike të së tashmës, nuk e dinë se çfarë kanë fituar’.

Edhe Kryetari i SHDL e UÇK-së – Dega në Malishevë, Metush Kryeziu, në këtë ngjarje mes tjerash tha.’Lladroci ka dëshmuar nëpër të gjitha përiudhat kohore si me luftëtarë e intelektual se kur atdheu thërret për  kushtrim  në luftën  çlirimtare dhe  për liri kombëtare, janë të gatshëm t’i ngjeshin armët dhe penat e përbashkuar deri në fitorën e madhe, kështu ishte edhe në luftën e UÇK të Kosovës- Lladroci i dëshmorëve të atdheut’.

E tërë kjo ngjarje u organizua, nga Veteranët e Lladrocit Çlirimtar, ku edhe folën për këto vlera kombëtar nëpër breza, Ramë Bibaj e Jeton S. Zogaj. Më pas u bë shpalimi i Lapidarëve për tre dëshmorët e kombit, si dhe u vendosën lule e po ashtu u bënë nderime edhe të pllaka e Dëshmorit të Kombit- Komandanti të UÇK-së, Ibrahim Mazreku.

 Në  fund  u dha edhe një porgram artistik me recital nga nxënësit e Lladrocit për dëshmorët e kombit si dhe  u kënduan këngë nga Haxhi e Blendi Buçaj.

Kronikë e dërguar në RKL nga Malisheva

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …