leoni

Në aksionin e madh humanitarë ndihmohen shumë familje vitiase

Mërgata vitiase me komunën e Vitisë respektivisht me kryetarin e komunës Sokol Halitin dhe në mbështetje logjistike të SH.H.B.K “Nëna Terezë”-Viti, Kryqin e Kuq të Kosovës-Viti dhe Qendrën për Punë Sociale, për nderë të festave të fundvitit, sot në Viti kanë zhvilluar aksionin e madh humanitarë, ku janë ndihmuar mbi 200 familje në nevojë të kësaj komune, me pako ushqimore dhe miell. Këto ndihma i kanë pranuar shumë qytetarë në nevojë pa dallime. Në këtë aksion humanitarë që po zhvillohet tash e disa vite me radhë në Viti, janë ndihmuar edhe pjesëtarë të komuniteteve pakicë që jetojnë në këtë komunë.

May be an image of 10 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …