Kryeprokurori Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti dhe ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë kundër policicë, janë ndërhyrje në punët e Prokurorisë. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se mund ta ndihmoj dikë që punon por jo edhe atë që nuk punon, kryeprokurori, Blerim Isufaj ka thënë se i respekton por nuk i komenton deklaratat e udhëheqësve shtetëror dhe ka theksuar se i respekton dhe ju bindet vetëm vendimeve të Këshillit Prokurorial. “Prokuroria Speciale si institucion i pavarur për hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve dhe veprave penale të parapara me Kodin Penal dhe Ligjin për Prokurorinë Speciale, ushtron funksionin prokurorial në mënyrë të pavarur dhe konform dispozitave ligjore në fuqi. Lidhur me pyetjet tuaja rreth rastit lidhur me sulmin terrorist të 24 Shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, ju njoftoj se është duke u trajtuar me seriozitetin e duhur dhe në momentin kur përfundojnë hetimet, vendosim për ecurinë e mëtejmë të rastit, sepse në këtë fazë të hetimeve, nuk mund të ndajë me publikun asnjë informacion rreth rastit, përfshirë këtu përgjigjet e pyetjeve të parashtruara”, ka thënë për Ekspres, kryeprokurori, Blerim Isufaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …