I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evrpian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pret që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallën pa vonesa.Gjatë një interviste për “Politiko” ai ka thënë se është e nevojshme edhe për vazhdimin e krijimit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe. “Më vjen keq që regjistrimi i grupeve nismëtare fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të fillojë menjëherë” është cituar të ketë deklaruar i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evrpian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Ai ka theksuar më tutje se situata në Kosovë është e brishtë dhe se nuk mund të ketë njëkohësisht përshkallëzim apo tensione dhe progres në normalizimin e marrëdhënieve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …